Site icon Telegrafi

Lekaj: Projektbuxheti, letër i propagandës dhe mashtrimeve

Projektligji për buxhetin e prezantuar në Parlament është kritikuar edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

Fillimisht ai ka dhënë vërejtje për mos prezencën e ministrave në seancë duke e quajtur jo seriozitet i Qeverisë.

Lekaj tha se ky koalicion e ka humbur besimin tek qytetarët ndërsa shtoi se me këtë buxhet jo që pasurohen por do të varfërohen qytetarët.

“Qytetarë të Kosovës, media dhe ju kolegë deputetë, me këto 50 faqe që kanë shkarravitur me shkronja dhe numra, bëhet fjalë për letra propagandë e mashtrime. Qytetarët që dy vjet kanë varfëri e papunësi në rritje, fatura të energjisë më të larta”, tha Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version