Telegrafi

Lekaj: Pritëm 40 mijë vota nga PSD, ata na sollën 5 mijë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK nuk ka dalë keq në zgjedhje por nuk ka marrë atë që ka pritur.

“Kemi rreth 30 mijë vota më shumë se në vitin 2017. Edhe me deputetë jemi më mirë se në 2017. Krahasuar me vitin 2014 kemi katër apo pesë deputetë më shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lekaj ka thënë se kanë pritur më shumë vota nga PSD-ja.

“Kemi pritur rreth 40 mijë vota nga PSD-ja. Mendoj se PSD-ja na ka sjellë rreth 5 mijë vota. Kjo shihet me rezultatet e Shpend Ahmetit në Prishtinë”.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se kanë pritur që trendi i simpatisë që ishte krijuar ndaj kësaj partie he Haradinajt do të reflektohet edhe në vota.

Lexo po ashtu Lekaj: Deshi apo jo Avdullah Hoti dhe koalicioni VV-LDK, Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

“Edhe stërzgjatja e shkuarjes në zgjedhje ka ndikuar në rënien tonë. Nga matjet tona pak ditë para zgjedhjeve e kemi ditur se do të qëndrojmë në këto përqindje me një dallim të vogël”, tha ndër të tjera Pal Lekaj./Telegrafi/