Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës të Aleancës për Ardhmërinë, Pal Lekaj ka kërkuar të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të votojnë rezolutën për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lekaj tha se është koha që të lihen anash ndasitë politike dhe përmes kësaj rezolute të dërgohet sinjali se kur bëhet fjalë për cenimin e lirisë, Kosova do ta mbrohet me çdo kusht.
Shefi i GP-së të AAK-së e prezantoi Rezolutën, ku ndër të tjera kërkohet: lirimi i pakusht i Haradinajt, lirimi i Haradinajt të jetë detyrë primare shtetërore dhe institucionet e vendit të kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt, gjegjësisht BE ta detyrojë Serbinë t’i anulojë fletë-arrestet për shtetasit e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/