Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nuk ka dashur të komentojë në lidhje me ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale.
Lekaj tha se këtë çështje do t’ia lë drejtësisë, ndërsa thotë se ai ende nuk ka asnjë vendim zyrtar nga Prokuroria se ndaj tij është ngritur ndonjë aktakuzë.
“Së pari e keni gabim kur thoni se është ngritur aktakuzë. Këto janë pretendim të prokurorisë, dhe duhet të vërtetohet në gjykatë. Prandaj, unë asnjë vendim nuk e kam prej Gjykatës, por as nga Prokuroria. Nuk do të them as më shumë as më pak, por do t’ia lë fjalën Gjykatës”, ka thënë ministri Lekaj.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Lekajt me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur ka qenë kryetar i Gjakovës, transmeton KP.
Ngritjen e aktakuzës ndaj Lekajt e ka konfirmuar prokurori special Faik Halili.