Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten dhe në rend dite janë 22 pika.
Ai bëri të ditur se në rend dite është edhe propozimi i deputetit, Daut Haradinaj që të diskutohet për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Lekaj e quajti lajm të mirë rrënimin e murit edhe pse tha se është e vonuar.
Ai foli edhe mundësinë e ngritjes së murit të dytë, për të cilën tha se nuk duhet të ketë mure ndarëse. /Telegrafi/