Telegrafi

Lekaj: Ngritja e përmendores së Car Lazarit, sulm mbi historinë tonë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ngritjen e përmendores së Car Lazarit në veri të Mitrovicës e ka cilësuar si sulm mbi historinë tonë.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mos ndalimi i këtyre veprimeve, dje me “Luginën e Diellit” e sot me “Carin”, Serbisë po i rriten apetitet për Kosovën dhe ata nuk do të rreshtin asnjëherë se insistuari që të ndodhë ajo që ata e quajnë “koha e serbëve të arrijë përsëri…në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Përmendorja e “Carave”
Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, e Qeveria jonë e gjumit lejon të ngriten përmendore të “Carave” në tokën tonë, ne do të mbesim vasal e të përulur para tyre.
Veprimi i fundit i Serbisë, me ngritjen e permendores se Car Llazarit, është sulm mbi historinë tonë të djeshme, por një qeverisje e tillë çfarë po mbizotëron në Kosovë, pa përkushtim për të punuar për fuqizimin e institucioneve të vendit, po krijon shumë hapësirë që Serbia të jetë edhe më e fortë në Kosovë. Mos ndalimi i këtyre veprimeve, dje me “Luginen e Diellit” e sot me “Carin”, Serbisë po i rriten apetitet për Kosovën dhe ata nuk do të rreshtin asnjëherë se insistuari që të ndodhë ajo që ata e quajnë “koha e serbëve të arrijë përsëri…në Kosovë”.
Në vend që nga Serbia të kërkohet, kthimi i fondit Pensional që na e kanë grabitur, kthimi i të pagjeturve që i ka zhdukë vet, kthimi i artëfakteve, dhe i gjërave tjera me vlerë, që janë të Kosovës, qeveria e t’keqit e t’ligut verbohet para këtyre veprimeve që e përdhosin tokën e Kosovës dhe nuk e marrin mundin të reagojnë qoftë edhe vetëm me një komunikatë.
Sa ma parë që të lirohet Kosova nga kjo qeveri, ajo do të jetë më e fortë përballë Serbisë…ndryshe së shpejti do të shihet që dëshmorët kanë rënë më kotë në altarin e lirisë.