Site icon Telegrafi

Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën priti në takime të ndara kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe atë të Pejës, me ç’rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këto komuna për projektet infrastrukturore të tyre.

Komuna e Gjakovës nga MI, për vitin 2019, përfiton 11 projekte në vlerë prej 1,081,665 euro, për këtë vit, Komuna e Deçanit 4 projekte në vlerë prej 650 mijë euro, kurse ajo e Pejës 8 projekte, në vlerë prej 1,120 mijë euro.

Mbështetja financiare e MIT-së për këto komuna rrjedh nga alokimi buxhetor për vitin 2019-të i kësaj ministrie, të dedikuara për mbështetje të projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministri Lekaj, tha se mbështetja e tij dhe dikasterit që ai drejton për komunat nuk do të mungojë. Ai shtoi se investimet në infrastrukturën e tyre, janë investime për qytetarët dhe lëvizjen e lirë të tyre dhe mallrave. /Telegrafi/

Exit mobile version