Kosova nga viti 2019 pritet ta ketë edhe një autostradë e cila do t’i lidhë komunat e Rrafshit të Dukagjinit me Prizrenin.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se shumë shpejt do të fillojë ajo që njihet si autostrada e Dukagjinit.
Sipas tij, kjo autostradë do ta ketë gjatësi prej 91 kilometra dhe do ti lidhë Istogun, Deçanin, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin.
“Punimet në këtë autostradë do të fillojnë në vitin 2019, ku do të bëhet elaborati i shpronësimit. Brenda katër viteve Kosova do të përfundoj me infrastrukturën rrugore. Në vitin 2019 pritet që buxheti të lirohet nga ngarkesat që i ka për infrastrukturën rrugore, dhe kështu t’i lidhim të gjitha vendbanimet e Kosovës në mes vete”, ka theksuar ministri Lekaj. /Telegrafi/