Site icon Telegrafi

Lekaj: Mustafa të vetmen “armë” e ka Facebook-un

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, ku thotë se Facebook-un personal e ka kthyer në portal zyrtarë të kryeministrisë, prej ku ofendon kë do që ia thotë të vërtetën.

Gjatë ditës së sotëm po vazhdon dueli deklarativ mes Isa Mustafës dhe Pal Lekajt, ku Lekaj kishte thënë se derisa Gjuriqi kërcënon, kryeministri Isa Mustafa hesht si pula e detit.

Mustafa kishte reaguar në Facebook ndaj Lekajt, duke u shpreh se ai dhe Gjuriq shërbehen me gjuhë rrugaçësh.

Por Lekaj nuk është ndalur me kaq, i është përgjigjur serish kryeministrit Mustafa.

Postimi i Lekajt në Facebook:

“Isa Mustafa, me gjuhën e tij, se vetëm ajo i ka mbet, po shihet që s’është i fuqishëm për të bërë asgjë për Kosovën, të vetmen “armë” e ka Facebook-un personal që e ka kthyer në portal zyrtarë të kryeministrisë prej ku ofendon kë do që ia thotë të vërtetën, s’ka si të jetë më keq e me rëndë për Kosovën.

Isa Mustafa, që është kthyer në një dry të izolimit të vendit, i dhëmb fortë kur ia kritikon qasjen ndaj “shokëve” të tij andej kufirit.

Me heqjen e këtij dryni, Kosovës i japim lirinë, mundësinë, vendin dhe vendimmarrjen për të ua kthejmë njerëzve të thjeshtë”, (sic), ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version