Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kryesuar nga Holger Muent, drejtor rajonal për Ballkanit Perëndimor, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në disa projekte aktuale rrugore.
Ministri Lekaj kërkoi nga ky delegacion që të gjendet forma më e mirë për përshpejtimin e realizimit të këtyre projekteve, pasi që me stërzgjatjen e punimeve po pësojnë qytetarët.
Ndërsa, Muent i premtoi ministrit Lekaj se do të gjendet mënyra më e përshtatshme për të realizuar projektet sipas planeve ndërkombëtare të BERZH-it, duke ofruar ndihmë përmes ekspertëve që sa më lehtë të zbatohen në Kosovë.