Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sonte rreth orës 20:30 ka votuar unanimisht dy ministrat e saj për Qeverinë Haradinaj.
Pal Lekaj do ta drejtojnë Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha do jetë në krye të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, bëjnë të ditur burimet e lajmi.net brenda AAK-së.
Lekaj e Berisha kanë marr bekimin e bashkëpartiakëve për të drejtuar këto dy ministri për katër vitet e ardhshme në Qeverinë Haradinaj.