Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha sot se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën .
Lekaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë.
“19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte nga Gjakova e Kosova çdo Shqiptar e çdo gjë që ishte Shqiptare. Dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë. Sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pandalshëm për pasardhësit e tyre dhe për mbarë qytetarët, me idealin e familjarëve të tyre të rënë”, shkruan Lekaj. /Telegrafi/