Site icon Telegrafi

Lekaj i kundërpërgjigjet kryeministrit: Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve

Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Mustfa, duke thënë se nuk e dëshiron konsensusin parlamentar për t’i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit, pasi kështu dëshiron t’i turbullojë mendjet e qytetarëve.

“Cila do të jetë motoja jote jetësore kryeministër, për të mbuluar kurgjo-në tende për Kosovën”, pyet Lekaj.

“Profesionistë e ekspert nga të gjitha lemit janë kundër kësaj që ju po insistoni ta shtyni përpara, prandaj t’i i quan të ‘sëmurë’, vetëm pse janë në mbrojtje të tokës së Kosovës… Ndërsa historia jote tregon se edhe në një kohë ngjashëm i ke quajtur, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që nuk pajtonin me juve”, ka thënë deputeti i AAK, transmeton Telegrafi.

“As sot sikur atëherë nuk po arrinë të shënosh ‘autogolin’ e qëllimshëm për Kosovën, për të falë tokë e për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, motoja që më së shumti t’përshtatet si ‘tregtarë’ që jeni bërë me fatin e Kosovës, do të ishte “ne jemi padrejtësia – ne jemi tradhtia”. Se që je diçka tjetër për veç i padrejtë është e pamundur”.

“Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve dhe të interesuar që të qëndroni me çdo kusht e çmim në pushtet, ju nuk e dëshironi konsensusin parlamentar, për t’i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit. Duke mos i dhënë zgjidhjen (përgjigjen) e duhur kësaj teme dëshironi që ta lëni si alibi për ngërç, e kështu për t’i turbulluar mendjet e qytetarëve të Kosovës, për rrënimin dhe mos zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien e punësimin e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të”, ka thënë Lekaj.

“Kryeministri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kosova bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës”, ka përfunduar deputeti i AAK./Telegrafi/

Exit mobile version