Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se Kosova do të ketë urën më të gjatë në rajon.
Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ura 7 km e gjatë në Autostradën “Arbën Xhaferi” tash po merr formën e saj.
Postimi i Lekajt:
“Ura më e gjatë në rajon, rreth 7 kilometra, tashmë ka filluar të marrë formën e saj.
Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar. Përgëzime për punëtorët dhe stafin menaxhues të B&E”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”. /Telegrafi/