Telegrafi

Lekaj: A jemi shtet a s’jemi? Po çfarë shteti bre!

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, gjatë seancës plenare ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverise të Kosovës duke shprehur së të gjithë kanë frikë të marrin përgjegjësi e të reagojnë për arrestimin e zyrtarit të policisë nga Policia e Serbisë.

“Sot u arrestuar një zyrtar i Policisë e askush nuk po jep reagim. A jemi shtet a s’jemi? Nuk e njoh personalisht, por është zyrtar i larte i Policisë e ju këtu vini e mashtroni që në Kosovë se kemi shtet. Po çfarë shteti bre, kur askush nuk e merr përgjegjësinë për të dhënë një sqarim”, tha Lekaj.