Deri në orën 21:30 në KQZ janë zyrtarizuar tri koalicione parazgjedhore. AAK-PSD, NISMA-AKR dhe Koalicioni Vakat i partive boshnjake.
Derisa në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, po diskutohej për koalicionet dhe dështimin e koalicionit parazgjedhor Alternativa-Vetëvendosje, Pal Lekaj ka ironizuar me Mimoza Kusarin.
“Më vije keq Mimozë, me vije!”, ka ironizuar Lekaj derisa në studion po njoftohej për këtë zhvillim.
Mimoza Kusari-Lila dhe Pal Lekaj ishin në garë për qytetin e Gjakovës mandatin e kaluar, dhe e para e Alternativës e kishte fituara atë garë. Ndërsa mandatin pasues Ardian Gjini nga AAK kishte mposhtur Kusarin në balotazh në garën për Gjakovën.
Kujtojmë, sonte në ora 24:00 në KQZ skadon afati për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor./Telegrafi/