Site icon Telegrafi

Lekaj: Investimet që lehtësojnë jetën e banorëve të Istogut e Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, vizitoi punimet në asfaltimin e rrugës Gurrakoc – Klinë, rrugë kjo që e lehtëson dukshëm qarkullimin rrugor në këtë segment.

Sipas një komunikate të MI-së, kjo rrugë me gjatësi prej 16 kilometra, po asfaltohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe ka kosto mbi një milionë euro.

Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët për këtë rrugë deklaroi se aksi i parë prej 5 kilometra po përfundon këtë vit, kurse aksi i dytë nga Zallqi e deri në Klinë do të kryhet në fillim të vitit që po vjen.

Lekaj po ashtu i kërkoi punë kryesit që të punohet sipas standardeve të parapara dhe specifikave të projektit për këtë rrugë, duke kërkuar cilësi për një rrugë sa më të sigurt dhe me tërë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse.

Kurse deputeti Berisha e falënderoi ministrin Lekaj për këtë investim të nevojshëm prej kohësh dhe e dha lajmin e mirë se sot është marrë vendim që në vitin që vjen do të asfaltohen mbi 50 kilometra rrugë në Istog, rrugë të cilat do të ndihmojnë dukshëm zhvillimin e turizmit në bjeshkët e kësaj ane./Telegrafi

Exit mobile version