Site icon Telegrafi

Lekaj e quan kryeministrin Mustafa gjel të plakur (Video)

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Isa Mustafa për çështjen e murit në veri të Mitrovicës.

Lekaj në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk është në gjendje të bëjë asgjë me murin në Mitrovicë.

Madje, sipas tij, si kryeministri, por edhe ministrja Tahiri e kanë mbajtur të fshehtë idenë për mur.

Lekaj ka reaguar edhe ndaj fyerjeve, siç ai i ka quajtur, nga ana e kryeministrit.

Sipas Lekajt, kryeministri është gjel i plakur që s’mund të hyp askund.

Deputeti i AAK-së më tutje ka folur edhe për mundësin ë përfshirjes së AKR-së në kolacionijn AAK- NISMA derisa ka konfirmuar se bisedimet për një gjë të tillë po vazhdojnë. Lekaj shprhehet i bindur se koalicioni i tyre do të jetë në Qeverinë e ardhshme derisa përsërit se ata nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.

Lidhur me mundësin e rikthimit të demarkacionit në Kuvend,deputeti në fjalë ka paralajmëruar kryeministrin se nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë pasi do të ketë kthim të skenave të mëparshme.

Ai shprehet i bindur se na pranverën e vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhja të reja, derisa bëri të ditur se nuk e ka në planë më t’i kthehet kandidaurës për Gjakovën. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kUJb53nKQQA

Exit mobile version