Telegrafi

Lekaj e quan koalicionin qeverisës “mazhoranca e zullumit”

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, vlerëson se ‘Ligji i cili kaloi sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të uronim për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK-s, u bë e kundërta.

“Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK-së, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre.
Krejt kjo në kundërshtim me parimet e demokracisë duke bërë presion në deputetët e Kuvendit, sepse edhe nga katër herë është përsëritë votimi për të njëjtin propozim”, tha Lekaj, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, Kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është më se i gatshëm t’i përbuzë ato.

“Por kur është në pyetje muri ndarës dhe dialogu me Serbinë është po aq në gjendje që të bëjë ‘aminin’ e të pranojë çka do çoftë, vetëm që të jetë rahat në pushtetin e tij izoluese për Kosovën. Sot e keni dënuar çdo luftëtarë i cili edhe ashtu, ka qenë buzë greminës, sepse ka marrë lëmoshë nga kjo qeveri.

Në fund të vitit ua dërguat një “dhuratë” që i dënon që i ndanë e që e defaktorizon luftën Çlirimtare dhe i bjen në shprehje sundimtarët nga ish sistemi”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/