Site icon Telegrafi

Lekaj e krahason Betejën e Koshares me luftën e ”300 spartanëve”

????????????????????????????????????

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Beteja e Koshares ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri më tutje në Kosovë.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë.

Postimi i plotë i Lekajt në facebook:

“Beteja e Koshares – sikur lufta e “300 spartanëve”

Beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë “spartanet” që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.

Sot e çdo herë duhet t’i kujtojmë me pijetet të lartë dëshmorët e kësaj betejë dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi!” (sic), ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version