Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, si dhe Janez Satjoviqin, nga kompania sllovene “Kontel”, njëherësh edhe përfaqësues i mbi njëzet kompanive sllovene të infrastrukturës.
Lekaj e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës si dhe lidhur me interesimin e ministrisë që t’iu jepet mundësi dhe hapësirë të gjitha kompanive vendore dhe ndërkombëtare që kanë nivel të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit.
Gjithashtu, Lekaj dhe Bertoncelj kanë biseduar edhe për projekte që kanë të bëjnë më infrastrukturën hekurudhore dhe nevojën e modernizimit të tyre, si dhe projekte të infrastrukturës rrugore, e për të cilat kërkohet standard dhe teknologji e lartë./Telegrafi/