Site icon Telegrafi

Lekaj bën thirrje për kujdes në trafik: Kompanitë po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora

Pas motit të ligë gjatë dy ditëve të fundit dhe reshjeve të borës, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë thirrje te shoferët që të përshtaten me kushtet atmosferike.

Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, kompanitë e Ministrisë po punojnë që bora të pastrohet, dhe të mundësohet qarkullimi nëpër rrugë.

“Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes përshtatini kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar Lekaj.

Lexo po ashtu Qytetarët ankohen për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës (Foto)

Ditëve të fundit në Kosovë, ka pasur reshje të mëdha të borës, që kanë shkaktuar vështirësi për qarkullim në komunikacion.

Edhe Policia e Kosovës dje me një komunikatë për media, ka bërë apel që të gjithë shoferët të mos dalin pa pajisje dimërore. /Telegrafi/

Exit mobile version