Site icon Telegrafi

Lekaj: Më 29 maj bëhet përurimi i rrugës ‘Arbën Xhaferi’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e sotshme të Qeverisë së Kosovës ka thënë se më 29 maj, do të bëhet përurimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Ai tha se përurimi do të bëhet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

“Më 29 maj bëhet përurimi i rrugës ‘Arbën Xhaferi’. Përurimi do të bëhet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version