Tre vëllezër në Bolivi përfunduan në spital, pasi lejuan një merimangë të zezë t’i kafshojë ata, në mënyrë që të bëheshin “Spider-Man”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djemtë e moshës së mitur, ishin duke u kujdesur për kullotat në ato momente – në provincën e Chayanta në qytetin e Potosit.
Duke shpresuar që do të shndërroheshin në heroin e tyre të preferuar, ata iu afruan merimangës dhe e ngacmuan me një shkop, derisa t’i kafshonte ata.
Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i epidemiologjisë nga Ministria e Shëndetësisë në Bolivi, Virgilio Pietro, ndërsa e gjithë ngjarja kishte ndodhur më 14 maj.
Si pasojë e këtij pickimi, atyre iu shfaqen simptomat brenda disa minutave dhe nëna e tyre i dërgoi ata në një qendër lokale shëndetësore – me përkeqësimin e gjendjes së tyre ata u nxituan për në spital. /Telegrafi/