Site icon Telegrafi

Lejuan fëmijët të argëtohen me luanin, sulmohet vajza e vogël brenda kafazit (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur luani sulmon një vajzë të vogël në Arabinë Saudite, pasi dhjetëra fëmijë u lejuan të luajnë me luanin gjatë një festivali të organizuar.

Videoja shfaq momentin kur fëmijë vrapojnë rreth luanit, i cili papritmas lojën e tyre e perceptoi si kërcënim dhe kështu iu vërsul një vajze të vogël, transmeton Telegrafi.

Luani raportohet se ishte sjellë për t’i argëtuar fëmijët, që kishin shkuar të marrin pjesë në festivalin e organizuar në Jeddah të Arabisë Saudite.

Në fillim të videos shihen fëmijët duke vrapuar rreth luanit, ku afër tyre ishte edhe një burrë që me sa duket ishte përgjegjës për mbarëvajtjen.

Por loja e fëmijëve për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur luani iu vërsul një vajze të vogël të cilën e mbështeti për muri.

Ajo dëgjohej duke bërtitur derisa luani ia kishte vënë këmbët në gjoks, dhe e kishte mbështetur për muri. Për fat të mirë, në momentet më kritike intervenoi burri i cili e shpëtoi vogëlushen e pafat.

Autoritetet në Jeddah kanë ndërprerë festivalin pasi luani sulmoi fëmijët, ndërsa policia ka njoftuar se janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version