Telegrafi

Lejohet qarkullimi i asistentëve që ofrojnë kujdes për personat me aftësi të kufizuara  

Situata e fundit në vendin tonë ka shqetësuar edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët përveç vështirësive që përballen në përditshmëri, kanë hasur pengesa edhe në pranimin e shërbimeve të asistentëve të tyre shkaku i kufizimit të lëvizjes në rrugë publike.

HANDIKOS njofton se lejohet qarkullimi i asistentëve që ofrojnë kujdes për personat me aftësi të kufizuara edhe jashtë orarit të lëvizjes së lirë dhe kjo çështje është zgjidhur përmes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të gjithë ata që kanë nevojë për lëvizje të kujdestarëve/asistentëve të tyre, përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve, do të mund të drejtohen me kërkesë për leje të veçantë tek Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës, përmes email adresës: qo.mpbap@rks-gov.net”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/