Site icon Telegrafi

Lejla që dikur quhej Biljana, sot vuan për bukë (Video)

E konvertuar në fenë Islame pesë vjet më parë, tani bredh rrugëve të Shkupit për të kërkuar lëmoshë ose punë për të siguruar jetesën 4 vajzave të saja.

Problemet e saj kanë nisur në momentin që ka pranuar Islamin pasi familja e saj ortodokse e ka përjashtuar nga bashkësia.

E pranon fatin që i është shkruar, por nuk dëshiron që e njëjti fat t’i përcjellë edhe vajzat e saja, prej moshës gjashtë deri moshën 11 vjeçare.

“Çdo fëmijë do. Nuk mundesh gjithmonë t’ia shpjegosh se nuk ke. Edhe po t’ia shpjegosh përsëri do të kërkojë. Pastaj duhet ta qortoj. Edhe nuk kam t’i jap, edhe duhet t’i bërtas. Si mund ti kuptojë një fëmijë këto kushte. Vajzën e madhe e kam dërguar në konvikt në Strugë të mësojë Kuran, të qetësohet pak se ajo i ndjen të gjitha problemet e familjes. Edhe ajo duhet të ketë fëmijëri. Ajo gjithmonë sikur unë. Kur unë qaj, qajnë edhe ato. Nuk është e obliguar ta jetojë jetën që e kam jetuar unë. Ajo duhet ta jetojë fëmijërinë e vetë e jo të merret me problemet e mia”, u shpreh me lotë në sy Lejla Osmanoviç, për Tv Shenja!

Lejla deri më tani ka ndërruar 5 qytete vendbanimi, në kërkim të një jete më të mirë dhe punë. Por fati nuk i ka ecur në asnjë qytet. Secila vajzë i ka lindur në qytet të ndryshëm. Njëra në Strugë, tjetra në Manastir, vajza e tretë në Ohër dhe më e vogla në Shkup ku po qëndron në një banesë me qira. Banesën e paguan me paratë për fëmijën e katërt, por për ushqim dhe veshmbathje tjera as nuk mund të mendojë.

“Më së shumti për momentin dua që të gjej punë. Kudo që jam paraqitur më kanë thënë presim donacione. Je në listë”, shtoi më tej ajo.

Nëna e katër fëmijëve të mitur jeton e vetme pasi është ndarë nga bashkëshorti. Mezi i ka mësuar objektet kryesore të qytetit për t’u gjindur kur të dalë të kërkojë punë. Vajza e sajë e dytë Elma është vetëm tetë vjeçe. Nuk kërkon shumë, vetëm gjësendeshkollore.

“Ti çfarë dëshiron të të blejë nëna?

Dua gjëra për në shkollë.

Çfarë gjërash?

Gjithçka që duhet.

Ngjyra, libra?

Librat na i jep shkolla.

Çfarë tjetër do të doje…

Të gjithë të jemi shëndoshë…

Elma shkon në mësim ditor por ka ngecur me pagesat e shkollës për disa muaj. Nëna e saj druan se nuk do të mund ta marrë dëftesën dhe të vazhdojë shkollimin në qoftë se nuk arrin të gjejë punë e cila do tua mbulojë nevojat primare për jetë modeste….

Ndihmo (078 928 149)

Exit mobile version