Site icon Telegrafi

Leja për martesë

Shkon vajza te babai për të kërkuar leje për martesë dhe i thotë:
– Babi, jam e dashuruar marrëzisht dhe dua të martohem!
– Me kë ashtu bija ime?
– E di, ai Arsimi që punën në kompaninë tënde, duhemi shumë!
– Bijë, më duhet të të them diçka. Para shumë vitesh, unë kam pasur një aferë dhe Arsimin e ke gjysmë-vëlla. Nuk bën të martohesh me të. Por të lutem mos ia thuaj mamit.

Vajza dëshpërohet, kalon disa muaj në vuajtje dhe gjen dashurinë e re.
– Babi, unë e gjeta përsëri dashurinë dhe kemi vendosur të martohemi!
– Mirë, zemër. Po kush është ai?
– Është ai Vetoni që punon në firmën tonë. Atë e dua!
– Më vjen shumë keq bija ime. Por unë kam pasur edhe një tjetër aferë dhe nga ajo lidhje ka ardhur në jetë Vetoni. Edhe atë e ke gjysmë-vëlla dhe nuk guxon ta marrësh për burrë. Por të lutem, mos ia thuaj mamit.

Vajza dëshpërohet përsëri, nuk di se çfarë të bëjë dhe vendos t’i ankohet nënës.
– Mami, unë isha dy herë shumë pranë martesës, por në të dyja rastet më ndaloi babi, se ata ishin gjysmë-vëllezërit e mi nga aferat e tij.
– Bija ime, martohu lirisht se ai nuk është babai yt!

Exit mobile version