Telegrafi

Leiva: Gerrard po aq i mirë sa Kaka

“Ka ngjashmëri ndërmjet Kaka dhe Stevie, por Stevie jep kontribut më të madh në fushë”.

“Stevie është më komplet në atë kuptim, sepse ai mund të sulmojë dhe njëherit edhe të mbrohet. Kjo ndodh, pasi që Stevie ka përvojë në pozicione të ndryshme gjatë karrierës së tij”.

“Ai tash është po aq i mirë, saqë mund të luajë në çdo pozitë”, ka thënë Leiva për LFC Weekly. /Telegrafi/