Telegrafi

Leiva: Do ta shfrytëzoj largimin e Alonsos

Leiva, i cili arriti para dy vitesh nga Gremio, nuk ka pasur shumë hapësirë në Liverpool dhe shpesh ka qenë në plan të dytë te Benitez. Edhe krahas arritjes së mesfushorit italian Alberto Aquilani, Leiva shpreson se largimi i Alonsos do të thotë edhe minutash më i madh për të.

“Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm dhe tash kur Xabi u largua, shpresoj se do të ketë më shumë mundësi për mua. Në stërvitje punoj me ngulm, duke u përpjekur të fitoj vend në ekip”, ka thënë Leiva.

“Ndjehem mirë dhe shpresoj se do të kem një sezon të mirë. Dua të luaj çdo të diel, por jam i vetëdijshëm se Liverpooli ka një përbërje të madhe. Duhet vetëm të pres dhe ta respektoj çdo vendim të trajnerit”, ka shtuar braziliani.