Ricardo Izecson Dos Santos Leite Kaka ishte një prej futbollistëve më të njohur brazilian që arriti në Itali, gjersa prej vitesh ka veshur edhe fanellën e kuqe.
Në nëntor të vitit të kaluar, pas tre vitesh fejesë, i njëjti është martuar me modelen Carolina Dias.
Për të kurorëzuar ëndrrën e tyre të dashurisë ishte vetëm ardhja e një foshnje, dhe ja, në ditën e rilindjes, çifti njoftoi në rrjetet sociale se së shpejti familja e tyre do të zgjerohet, duke zbuluar se Dias është shtatzënë.
Njoftimi i shtatzënisë
Në moshën 37 vjeçe, Ricardo Kaka do të bëhet baba për herë të tretë, ndërsa kjo është lindja e parë për gruan e tij.
Me një mesazh plot gëzim të postuar në Instagram, çifti bëri të ditur lajmin, duke hedhur një fotografi të përbashkët ku futbollisti brazilin shfaqet duke mbajtur barkun e gruas së tij, vetëm për të treguar se, së shpejti do të vijë në jetë djali i tyre i parë.
Martesa e parë e Kakas
Para martesës së tij me Carolina Dias, Kaka ishte i martuar për dhjetë vjet, nga 2005 deri në 2015, me Caroline Celico.
Dyshja ishin së bashku për një kohë të gjatë dhe kishin dy fëmijë: Luca Celico Leite dhe Isabela Celico Leite, me të cilët Leite ka një lidhje mjaft të bukur.
Pas përfundimit të martesës së tij të parë, ish-sulmuesi i AC Milan takoi gruan e cila ia ndryshoi jetën dhe që planifikon të ndajë pjesën tjetër me të. /Telegrafi/