Telegrafi

Leipzigut nuk po i pëlqen oferta e parë e Barcelonës për Dani Olmon

Dani Olmo është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Megjithatë transferimi i tij në Camp Nou nuk do të jetë aspak i lehtë duke marrë parasysh krizën financiare të klubit katalunas.

RB Leipzig e konsideron ofertën e parë zyrtare të Barcelonës për Dani Olmon ‘shumë të ulët’, sipas Ivan San Antonio të Diario Sport.

Përveç kësaj, skuadra e Bundesligës nuk e pëlqejnë ofertën e Barcelonës që duan ta paguajnë transferimin e Olmos me disa bonuse dhe jo me para fikse.

Më herët, u raportua nga Fabrizio Romano se Leipzig kërkon rreth 60 milionë euro për spanjollin. Barça padyshim nuk është e gatshme të paguajë këtë lloj tarife për momentin.

Lexo po ashtu Goditje e rëndë për Barcelonën: Nuk do të mund të regjistrojë asnjë transferim derisa të marrë një vendim tronditës

Megjithatë, Barcelona e konsideron 26-vjeçarin objektivin e tyre kryesor. Të mërkurën, Deco pati një tjetër takim me agjentin e lojtarit për të diskutuar lëvizjen e tij të mundshme.

Mesfushori sulmues shënoi 13 gola në 25 paraqitje për RB Leipzig sezonin e kaluar, duke performuar gjithashtu shumë mirë në Euro. /Telegrafi/