Telegrafi

Leipzig përballet me Bayernin në derbin e Bundesligas, formacionet zyrtare

Bundesliga rikthehet në aksion me sezonin pranveror me super duelin RB Leipzig – Bayern Munich.

Dy skuadrat e mëdha gjermane do të përballen në Red Bull Arena dhe sfida pritet të jetë tejet interesante.

Aktualisht Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 34 pikë, derisa Leipzig janë të tretët me 29 sosh.

Vendasit kërkojnë fitoren për tu afruar sa më shumë dhe të mbajnë gjallë luftën për titull.

Ndërkohë bavarezët kërkojnë fitore për tu shkëputur në krye të tabelës.

Formacionet zyrtare:

RB Leipzig: Blaswich, Simakan, Orban, Gvardiol, Halstenberg, Laimer, Schlager, Olmo, Szoboszlai, Forsberg, Andre Silva.

Bayern Munich: Sommer, Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies, Kimmich, Goretzka, Sane, Musiala, Gnabry, Choupo-Motting. /Telegrafi/