Leigh Wood e rrëzoi kundërshtarin e tij, Michael Conlan, i cili doli jashtë ringut përmes litarëve, pas një nokauti spekulator që i dha fund një prej luftimeve më të mëdha në historinë britanike të boksit.
Wood i mbijetoi një sulmi dhe frike të madhe në raundin e parë për të prodhuar një përfundim të bujshëm në raundin e 12-të apo të fundit.
Luftëtari i Nottinghamit u mblodh nga një fillim i ngadaltë për të arritur një fitore me nokaut shkatërrues për të rrëzuar Conlan përmes litarëve dhe jashtë ringut.
Me këtë fitore me nokaut, Wood mbron titullin e tij të botës në WBA në peshën ‘Featherweight’ apo siç njihen ndryshe peshën e pupël apo super e lehtë (54 deri në 57 kg).
Pavarësisht se regjistroi fitoren më të madhe të karrierës së tij, Wood ishte jashtëzakonisht i respektueshëm për kundërshtarin e tij.
Leigh Wood's KO of Michael Conlan#boxing pic.twitter.com/AkhkZdspMW
— No Vaslyn (@boxingvibe) March 12, 2022
“Shpresoj që Michael Conlan të jetë mirë. Nuk mund të festoj vërtet derisa të kuptoj se ai është mirë, mendimet e mia janë me të”, tha Wood për DAZN pas meçit.
Sipas Frank Smith, Conlan është i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm pasi mbërriti në spital pas rënies së tij të frikshme nga ringu.
Michael Conlan arrived at hospital, conscious and stable ?
— Frank Smith (@FrankSmith) March 13, 2022
Promovuesi Eddie Hearn e quajti meçin e Wood kundër Conlan ‘luftën më dramatike’ që ai ka parë ndonjëherë në boks.
“Beteja më dramatike që kam parë ndonjëherë. Të gjitha mendimet tona me Michael Conlan tani”, shkro Hearn në Twitter. /Telegrafi/
The most dramatic fight I’ve ever witnessed. All our thoughts with Michael Conlan right now ?
— Eddie Hearn (@EddieHearn) March 13, 2022
Jesus Christ…Leigh Wood's KO of Michael Conlan 😯. Really hoping Conlan will be ok.
pic.twitter.com/YPjunBQVCb— Michael Morgan (@mikecmorgan) March 13, 2022
Leigh Wood’s Knockout of Michael Conlan in the 12th Round. He put him to Sleep 😴 before the combinations knocked him out of the ring. #fighthooknews #jcalderonboxingtalk #woodconlan #daznboxing #matchroomboxing pic.twitter.com/CVbaFeVU50
— Fight Hook News (@fighthooknews) March 13, 2022