Site icon Telegrafi

Leicesterin fiton me lehtësi ndaj Arsenalit në Ligën Premier

Leicester vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Leicesteri e ka mposhtur Arsenalin në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Ndeshja që u zhvillua në King Power Stadium përfundoi me rezultat 2-0, derisa golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë kishte raste shumë të mira për shënim, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arriti t’i konkretizonte ato.

Leicester vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë ‘Dhelprat’ rritën nivelin e lojës dhe golin e parë e shënuan me anë të Jamie Vardit në minutën e 68-të që u shërbye mjaftë mirë nga Youri Tielemans.

James Maddison (75’) e dyfishoi epërsinë për Leicesterin, derisa sulmuesi anglez ishte në rolin e asistuesit.

Leicester vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas javës së 12-të, Leicesteri renditet bë vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të tretin, ndërsa Arsenali është në të gjashtin me 17 sosh.

Në xhiron e 13-të, The Gunners do të takohen me Southamptonin në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/

https://twitter.com/ZWODDEYT/status/1193241156869480448

https://twitter.com/berto6564/status/1193242702403358720

Exit mobile version