Arsenali ka vazhduar të zhgënjej, pasi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mposhtur në udhëtim te Leicester City me rezultat të thellë 3-0.
James Maddison dhe Jamie Vardy kishin rastet më të mira në pjesën e parë për vendasit, ndërsa Lacazette për mysafirët.
Arsenali në pjesën e parë mbeti me 10 futbollist në fushë, pasi mbrojtësi Maitland Niles u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për tu përjashtuar.
Ashtu siç filloi edhe përfunduan 45 minutat e para me rezultat të bardhë 0-0.
Vendasit në pjesën e dytë u treguan shumë më të mirë dhe të saktë në konkretizimin e rasteve.
James Maddison asistoi për mrekulli në minutën e 59-të te Yuri Tielemans që shënoi me kokë për 1-0.
Vendasit nuk u ndalen duke sulmuar portën e mysafirëve dhe në minutën e 88-të shënuan golin e dytë.
Ishte sulmuesi më i mirë i ‘Dhelprave’, Jamie Vardy që shënoi një gol të bukur në minutën e 88-të për 2-0.
Por Vardy nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 95-të realizoi edhe njëherë në portën e Bernd Lenos për rezultatin përfundimtar 3-0.
Kësisoj Arsenali humbi edhe një rast të artë për tu futur në top katërshe, derisa mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 66 pikë, një më pak se Chelsea dhe katër më pak se Tottenham Hotspur.
Ndeshjen e ardhshme Topçinjtë do ta zhvillojnë para adhuruesve të tyre ndaj Brighton, derisa Leicester luan në udhëtim te Manchester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aPYn-ryz2pc