Telegrafi

Leicesteri kryen transferimin e parë (Foto)

Kampioni i ri i Anglisë, Leicester City ka arritur ta kompletoi transferimin e parë për stinorin e ri.

Fjala është për portierin gjerman, Ron-Robert Zieler i cili është larguar nga skuadra e tij Hannover 96.

Zieler nuk arriti t’i ndihmojë Hannoverit për të qëndruar në Bundesliga 1, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me kampionët e Anglisë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Lajmi për transferimin e Zielerit në Leicester është konfirmuar nga klubi gjerman, ndërsa anglezët ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Detajet rreth transferimit nuk janë bërë të ditura, por besohet se për portierin gjerman, Leicester ka paguar rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/