Site icon Telegrafi

Leicesteri ia tregon Chelseat çmimin e Fofanas

Leicester City është i gatshëm që të heq dorë nga Wesley Fofana në këtë verë, derisa Chelsea ka shprehur interesim serioz për të.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, The Blues janë duke e projektuar transferimin e mbrojtësit në këtë javë.

Por, “Dhelprat” u kanë bërë me dije Chelseat se duhet të paguajnë deri në 100 milionë euro për të marrë kartonin e rij.

Lexo po ashtu Chelsea tani synon Fofanan për repartin e mbrojtjes

Mirëpo, skuadra londineze është duke shpresuar që këtë marrëveshje ta mbyllë duke ofruar lojtarë dhe një shumë të parave.

Leicesteri është i hapur të diskutojë me Chelsea për ndonjë marrëveshje të mundshme, por e gjitha varet se cili lojtar mund të ofrohet si pjesë e marrëveshjes.

Dy klubet kanë raporte shumë të mira edhe nga e kaluara, pasi Chelsea ka transferuar lojtarë si N’Golo Kante, Ben Chilwell dhe Danny Drinkwater, me këtë të fundit që nuk ia ka dalë të tregojë vetën. /Telegrafi/

Exit mobile version