Telegrafi

Leicesteri fundos Chelsean, lider i përkohshëm në Ligën Premier

Leicester City ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që arritën të shënojnë në minutat e para.

Zhvillohej minuta e 6-të e ndeshjes, kur Wilfred Ndidi që gjuan bukur nga distanca për të shënuar për 1-0.

 

Leicester nuk ndal duke radhitur rastet para portës së londinezëve.

Në minutën e 41-të ishte James Maddison që pranoi një top në zonë dhe shënoi për 2-0.

 

Edhe në pjesën e dytë vendasit kishin më shumë nga lojë, duke krijuar disa raste

Rasti i vetëm i Chelseat ishte ai i minutën e 87-të kur Timo Werner shënoi, por u anulua pas rishikimit nga VAR.

Me këtë fitore Leicester ka 38 pik dhe është në vendin e parë. /Telegrafi/