Telegrafi

Leicesteri dhe Roma në gjysmëfinalen e parë – formacionet zyrtare

Në King Power Stadium, Leicester City dhe Roma zhvillojnë sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Konferencës.

Ekipi anglez u kualifikua në këtë fazë në dëm të PSV Eindhoven, ndërkaq Giallorossët eliminuan Bodo/Glimt.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet strategëve Brendan Rodgers dhe Jose Mourinho, të cilët i kanë zgjedhur formacionet fillestare.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel; Ricardo Pereira, Fofana, Evans, Castagne; Maddison, Tielemans, Dewsbury-Hall; Albrighton, Vardy, Lookman.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Mkhitaryan, Cristante, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.

/Telegrafi/