Telegrafi

Leicesteri dhe Chelsea me disa mungesa – formacionet zyrtare

Leicesteri do të jetë nikoqir i Chelseat për përballjen në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 13:30 në ‘King Power Stadium’.

‘Dhelprat’ për këtë takim nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Daniel Amartey, Nampalys Mendy, që janë të lënduar dhe Wes Morgan që është me grip.

Në anën tjetër, The Blues nuk mund të llogarisin në lojtarët si Ruben Loftus-Cheek dhe Chritstian Pulisic, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Leicesterit: Schmeichel; Pereira, Evans, Soyuncu, Chilwell; Ndidi, Tielemans; Perez, Maddison, Barnes; Vardy

Formacioni startues i Chelseat: Caballero; James, Christensen, Rüdiger, Azpilicueta; Kanté, Jorginho, Mount; Pedro, Abraham, Hudson-Odoi. /Telegrafi/