Site icon Telegrafi

Leicesteri dënon me 200 mijë funte Mahrezin

LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 02: Riyad Mahrez of Leicester City in action during the Premier League match between Leicester City and Burnley at The King Power Stadium on December 2, 2017 in Leicester, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Skuadra angleze, Leicester City ka dënuar me 200 mijë funte ylli e ekipit, Riyad Mahrez për shkak të mungesës në stërvitje pas dështimit të transferimit te Manchester City.

Në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, Manchester City tentoi të firmoste me Riyad Mahrez.

Qytetarët thuhet se ofruar më shumë se 60 milionë euro te Leicester City-t për alegjerianin.

Lexo po ashtu City me ofertë të fundit për Mahrez në vlerë 65 milionë funte

Megjithatë, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga “Dhelprat” e King Power Stadium.

(Getty Images)

Lojtari algjerian i zhgënjyer për mungesën e transferimit nuk u paraqit në stërvitje me skuadrën, diçka që acaroi jo pak drejtuesit e klubit.

Lexo po ashtu Mahrez i mllefosur me klubin, bojkoton ndeshjen pasi nuk e lejuan t’i bashkohet Cityt

Për këtë arsye Leicesteri ka vendosur ta gjobisë me 200 mijë funte, duke mos e toleruar një sjellje të tillë.

Afati kalimtar i verës pritet të ndaj përfundimisht rrugët e skuadrës angleze me algjerianin.

Exit mobile version