Leicesteri e ka turpëruar Manchester Cityn në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier me rezultat 5-2.
Dhelprat arritën të shënonin plotë katër herë në portën e Citizens dhe atë e bënë në stadiumin Etihad.
Pas vetëm katër minutash lojë, City kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Riyad Mahrez.
Por, më pas filloi spektakli i Dhelprave, që arritën të barazonin rezultatin në 1-1 me anë të Jamie Vardyt që shënoi nga penalltia.
JV9. pic.twitter.com/VtwBzzOOWx
— Leicester City (@LCFC) September 27, 2020
Sulmuesi anglez shkëlqeu edhe në pjesën e dytë, duke arritën të shënonte në minutën e 54-të dhe në të 58-në, sërish nga penalltia, për të kompletuar het-trikun e tij.
Leicesteri nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe golin e katërt me anë të James Maddison që shënoi nga afro 25 metra në portën e Edersonit.
OH. MY. DAYS. pic.twitter.com/dxwGdKJe3w
— Leicester City (@LCFC) September 27, 2020
E vetmja gjë që arriti City të bënte ishte të shënonte golin e dytë me anë të Nathan Akes që u asistua nga Mahrez në minutën e 84-të.
Skuadra që drejtohet nga Brendan Rodgers nuk u ndalua me kaq pas golit të dytë të pranuar duke shënuar golin e pestë me anë të Youri Tielemans (89′), për të vulosur fitoren e tyre.
Pas javës së tretë, Leicesteri gjendet në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Evertoni, derisa City në të 12-in me tri sosh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uCVTDIZ6cME&ab_channel=ColdAssassin96