Leicester City ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Liverpooli.
Është sulmuesi anglez, Jamie Vardy, i cili ka shënuar pas një kundërsulmi model për 1-0.
Goli i anglezit erdhi pas bashkëveprimit të tij te Riyad Mahrez.
Ky gol erdhi në minutën e tretë të ndeshjes. /Telegrafi/