Site icon Telegrafi

Leicester pas Deeneyt

Kampioni i Anglisë, Leicester City, ka hedhur sytë te dritarja e transferimeve, pas fitimin të titullit kampion në Ligën Premier.

Skuadra nga King Power Stadium është afër ta humbë sulmuesin e vet kryesor, Jamie Vardy, pasi Arsenali është hedhur fuqishëm pas sulmuesit anglez duke shprehur gatishmëri që t’ia paguajë klauzolën e lirimit prej 20 milionë funteve.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga italiani Claudio Ranieri nuk po rri duarkryq, pasi si alternativë të Vardyt e sheh sulmuesin e Watfordit, Troy Deeney, i cili këtë sezon ka shënuar plot 13 gola.

Sipas prestigjiozes angleze, Daily Telegraph, ‘Dhelprat’ kanë gati një ofertë prej 15 milionë funteve për sulmuesin anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version