Nëse keni menduar se Leicester City do të zbrapset në tregun e transferimeve, jeni gabim.
E vërtet që lojtarët e Leicesterit janë më të kërkuar në botë pas suksesit të paprecedent, por ndryshe nuk është as për lojtarët tjerë që po i kërkon Leicesteri.
Sipas mediave angleze Leicesteri ka nisur kontaktet me Romën për mbrojtësin Kostas Manolas.
Leicester konsideron përforcimin e mbrojtjes si vital për sezonin tjetër.
Kjo pasi që pritet që edhe Robert Huth të ndërrojë skuadrën me që po kërkohet nga shumë skuadra evropiane. /Telegrafi/