Site icon Telegrafi

Leicester i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për talentin francez

Kampioni i Premier Ligës, Leicester City, raportohet se është gati për të garuar për shërbimet e 18-vjeçarit francez Ousmane Dembele.

Sipas ESPN, sulmuesi i Rennes ka zgjuar interesimin e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit, pas një sezoni të shkëlqyer me klubin francez.

Claudio Ranieri raportohet se është i gatshëm që të investojë në transferime pasi synon që të ketë sukses edhe në Ligën e Kampionëve. Për këtë lojtari ai thuhet se ka ofruar 30 milionë euro.

Dembele ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar pesë herë në 25 paraqitje për Rennes sivjet.

https://www.youtube.com/watch?v=Lst0SL76CEQ

Exit mobile version