Leicester City dhe Arsenal kanë siguruar pikët e para në Ligën Premier.
Kampioni anglez ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin King Power kundër Arsenalit me rezultat 0-0.
Në takimin ku u paraqit që prej minutës së parë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në pjesën e parë nuk u realizua asnjë gol në saje të mbrojtjeve të forta të të dyja ekipeve respektive, transmeton Telegrafi.
Pikërisht Xhaka kishte një rast të mirë në 45-minutshin e parë kur dërgoi një gjuajtje të fortë në drejtim të portierit Casper Schmeichel, por nuk u tregua i saktë dhe kështu pjesa e parë përfundoi në paqe.
Edhe në pjesën e dytë te dyja ekipet u orvatën të shënonin golin e epërsisë, por nuk ia arritën dot të shënonin ndonjë gol, i cili mbase do të ishte i fitores dhe i tre pikëve të para.
Riyad Mahrez (56’) dhe Jamie Vardy (70’) patin rastet më të mira për Dhelprat, por nuk arritën t mposhtin portierin Petr Cech.
Në anën tjetër, Mohamed Elneny kishte rastin më të mirë për Arsenalin kur gjuajtjen e tij e bllokoi në sekondën e fundit Morgan.
Në vazhdim të takimit Mahrez kishte edhe një rast, por gjuajtjen e e tij e ndali portieri çek i Arsenalit dhe kështu, takimi përfundoi 0-0.
Pas këtij barazimi, Arsenali ka një pikë dhe renditet në pozitën e 12-të, ndërsa me po aq pikë, Leicester zë vendin e 14-të në ligën elitare angleze. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=buSUA5dakV0