Site icon Telegrafi

Leicester City – Liverpool, formacionet zyrtare të derbit të xhiros në Ligën Premier

Leicester City do të jetë nikoqir i Liverpoolit në derbin e javës së 19-të në Ligën Premier.

Do të jetë një sfidë mes dy skuadrave të para në tabelë, ku aktualisht The Reds janë në krye me 49 pikë, 10 më shumë se kundërshtari i sotëm i tyre.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave, ndeshja i takoi Liverpoolit me rezultat të ngushtë 2-1.

Leicester synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë Liverpoolit dhe të rikthehen në luftë për titull.

Në anën tjetër kampionët e Evropës dhe Botës kërkojnë të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë.

Formacionet zyrtare:

Leicester City: Schmeichel, Ricardo, Evans, Soyuncu, Chilwell, Ndidi, Praet, Tielemans, Maddison, Barnes, Vardy.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Mane, Salah, Firmino. /Telegrafi/

Exit mobile version