Leicester City e ka përmbysur Liverpoolin në 11 minutat e fundit të ndeshjes për të fituar 3-1.
The Reds ishin në epërsi me golin e Mohamed Salah, por vendasit rikthyen gjithçka me golat e Maddison, Vardy e Barnes.
Me humbjen e sotme konfirmohet kriza e thellë e Liverpoolit, derisa Leicester kalon në vendin e dytë me pesë pikë më pak se Manchester City.
Wilfred Ndidi ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, derisa u vlerësua lartë paraqitje edhe e James Maddison e Harrison Barnes.
Ndërkohë te Liverpooli ka dëshpëruar transferimi i ri, turku Ozan Kabak.
Qendërmbrojtësi ka marrë notën më të ulët në ndeshje, derisa paraqitje të dobët ka pasur edhe portieri Alisson Becker. /Telegrafi/